E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca furnizon me arme rebelet e Libise

Në javët e kaluara Franca ka furnizuar me armë rebelët libianë në rajonin e Djebel Nafusa-s, disa dhjetëra kilometra në jug të Tripolit. Kështu shkruan sot e përditshmja franceze "Le Figaro".

Armët janë hedhur me anë të parashutave dhe bëhet fjalë për mitrolozë, raketa anti-mjet si dhe pushkë.

Po ashtu gazeta bën me dije se rajone si Nalut, Tiji, Al Jawsh, Shakshuk e Yafran kanë kaluar në duart e rebelëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›