E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj Idete e Tacit te rrezikshme

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj deklaron se idetë e presidentit serb Boris Tadic për ndarjen e Kosovës janë të rrezikshme prë paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Sofje, u shpreh se ekzistenca e shteteve në Ballkan, varet sot nga perspektiva evropiane e tyre.

Në ditën e dytë të vizitës në Bullgari, sipas RTK-se, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj para dhjetëra diplomatëve të shteteve të ndryshme ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Diplomatik të Bullgarisë me temën “Shtetndërtimi dhe perspektiva Evropiane e Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›