Opozita në Turqi bojkoton parlamentin
Ligjvënësit e opozitës në Turqi kanë bojkotuar hapjen e parlamentit, në shenjë proteste ndaj një vendimi të gjykatës për të ndaluar disa të zgjedhur që të marrin vendet e tyre në parlament, pasi janë zyrtarë të ndaluar nga organet përkatëse.
Një e treta e parlamentit të ri me 550 anëtarë, thanë se ata do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes por kanë refuzuar që të bëjnë betimin, derisa të lirohen kolegët e tyre.
Ky ngërç politik vështirëson nisjen e mandatit të tretë për kryeministrin Rejjep Tayyib Erdogan, i cili fitoi zgjedhjet e 12 qershorit.
Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë Republikane në opozitë, tha se ai dhe 135 deputetë do t’i bashkohen pjesëtarëve të tjerë që mbështesin kurdët dhe se ata refuzojnë që të bëhen pjesë e një procesi “jodemokratik”, i cili bllokon deputetët e burgosur që të marrin vendet e tyre në parlament.
Gjykata ka refuzuar që të lirojë 9 ligjvënësit opozitarë, që janë në burg duke pritur gjykimin nën akuza për të cilat kritikët thonë se janë më shumë politike, se sa të natyrës kriminale.