Irani kryen me sukses lëshimin e raketës satelit
Lajmi bëhet i ditur nga Televizioni iranian i cili tha se raketa po transportonte një kapsulë eksperimentale.Lëshimi i raketës vjen në kuadër të festimeve në Iran me rastin e përvjetorit të revolucionit islamik dhe pritet që të rrisë shqetësimet në Perëndim për programin iranian të raketave.Vëzhguesit thonë se teknologjia e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi e përdorur për të hedhur satelitë në hapësirë mund të përdoret edhe për lëshimin e mbushjeve luftarake.