E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Concorde e vitit 2000

Akuzohen inxhinierë e punonjës
Avioni francez u përfshi nga flakët sapo kishte nisur fluturimin
Linjat ajrore kontinentale dhe 5 persona kanë dalë para gjyqit në lidhje me aksidentin e “Concorde Air France” në korrik të vitit 2000. Avioni u përfshi nga flakët në Paris kur u nis nga aeroporti “Sharl de Gol” dhe kjo katastrofë mori jetën e 113 personave. Akuzat janë bërë kundër linjës ajrore amerikane “Continental”, dy anëtarëve të stafit, dy ish-inxhinierëve të “Concorde” dhe një zyrtari të aviacionit civil francez. Ata akuzohen për tragjedinë, ndërkohë që i kanë mohuar menjëherë të gjitha akuzat. Gjyqi që po zhvillohet në Paris, pritet që të zgjasë 4 muaj dhe të ketë një vlerë prej 3 milionë eurosh. Në këtë gjyq do të shqyrtohen dhe zbulohen shkaqet e marrjes flakë të avionit në korrikun e vitit 2000. Sipas hetuesve dhe ekspertëve teknikë, shpërthimi është shkaktuar nga një shirit titaniumi, i cili u lëshua nga një avion kontinental që u ngrit në fluturim pak para “Concorde”. Ndërsa inxhinierët akuzohen për moskryerje të detyrave për kontrollimin e avionit.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›