Shpërthim në Kerbala. 20 viktima

20 persona kanë humbur jetën dhe 113 janë plagosur gjatë një atentati me bombë në qytetin e shenjtë shiit Kerbala, në jug të Irakut. Bomba ishte fshehur në një motoçikletë dhe shpërtheu përpara ndërtesës së institutit teknik, në lidhje të qytetit, ku prej ditësh mbërrijnë mijëra pelegrinë shiitë për festimin e një feste të përvitshme.