E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kërkon të bllokojë prostitucionin

Asambleja Kombëtare do të votojë një rezolutë simbolike, e cila është hartuar nga një komision ndër-partiak, dhe nëse kjo rezulton e suksesshme, projekt-ligji do të jetë i gatshëm për muajin janar.

Rezoluta kërkon bllokimin “në një kohë që prostitucioni është kthyer në diçka rutinë anekënd Evropës”.
Në Francë mendohet të ketë rreth 20 mijë prostituta.

Franca është përpjekur të bllokojë prostitucionin që në vitet 1960. Sipas argumentimi të komisionit, mënyra më e mirë për të pakësuar prostitucionin në vend është “klasifikimi i pagesës për seks si një vepër kriminale”.

Në vitin 1999, edhe qeveria suedeze ka sjellë legjislacion të ngjashëm, duke kriminalizuar blerjen e seksit, teksa ka dekriminalizuar shitjen e tij./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-06 16:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›