E Diel, 1 Nëntor 2026

Rompuy: BE-së mund të mos i nevojitet një traktat i ri

Në një raport të rrjedhur, me të cilin mendohet se do ta hapë samitin, ai pritet të kërkojë së pari “kompaktitet fiskal”, i cili nuk kërkon ratifikim të gjerë nga parlamentet ose me anë të referendumeve.

Nga ana tjetër, Gjermania dhe Franca po shtyjnë para idenë e krijimit të traktateve të reja deri në mars, duke argumentuar se në eurozonë dhe në BE duhet të vendosen rregulla më strikte.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mbështetur planet franko-gjermane. Por, Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, tha se Rezerva Federale amerikane nuk kishte në plan të ndihmonte FMN-në për t’i dhënë borxh shteteve evropiane./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-07 09:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›