E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Presidenti izraelit fillon burgun për përdhunim

Teksa linte shtëpinë e tij në qytetin e Kiryat Malachit, ai ngulte këmbë në pafajësinë e tij dhe akuzonte shtetin se po e “ekzekutonte” dhe se po “varroste një burrë për së gjalli”.

Çështja Katsav ka tmerruar kombin izraelit.

Katsav ishte dënuar me shtatë vite burg një vit më parë, por u lejua të mbetej i lirë teksa apeloi çështjen. Por edhe apeli nuk i dha të drejtë, duke e dënuar nën akuzën e përdhunimit.

Katsav, u dërëhoq nga posti i Presidentit të vendit, dy javë para se të skadonte mandate i tij 7-vjeçar, në vitin 2007. Ai u dorëhoq sipas një marrëveshjeje të arritur për të mos u ndjekur penalisht. Më pas ai mohoi të ketë arritur ndonjë marrëveshje dhe filloi luftën për të provuar pafajësinë e tij, raporton “BBC”-ja.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-07 10:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›