E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vizitë në Francë

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor, si dhe do të takojë më datë 9 dhjetor Kryeministrin francez z.Francoise Fillon.

Kongresi i XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Kryeministri do t’i drejtohet me një fjalë Kongresit në ditën e parë të punimeve të tij. Gjithashtu, Partitë Popullore Evropiane dhe Grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian, do të zhvillojnë një seminar të përbashkët me temë "Bashkimin Evropian dhe zgjimi demokratik në Mesdhe : Mbështetja e pranverës arabe, duke shtuar ndihmën për demokracitë e reja".

Kryeministri Berisha, gjatë ditës së dytë të Kongresit, do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian. Më datën 9 dhjetor Kryeministri Berisha do të takojë në Paris Kryeministrin e Francës, Francoise Fillon, me të cilin pritet të diskutojë në lidhje me zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me procesin e integrimit evropian. Gjatë kësaj vizite, ai gjithashtu do të takojë ministrin francez për Energjetikën, Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë. /Start/

                                                                                             2011-12-07 08:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›