E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO-DPMNE dhe BDI, negociata për qeverinë e re

VMRO-DPMNE dhe BDI po drejtojnë negociata indirekte sekrete lidhur me formimin e qeverisë së re, ndërsa ky lajm konfirmohet nga burime qeveritare.
 

Dy ekipet negociatore që nga BDI udhëhiqen nga Abdylaqim Ademi dhe nga VMRO-DPMNE nga Martin Protogjer, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, kanë shpalosur kontaktet e para dhe kanë paraqitur platformat se me cilat prioritete arrihen marrëveshje për të formuar dhe nisur punën e qeverisë së re.
 

Në radhët e BDI nuk dëshirojnë të komentojnë këto zëra, ndërsa theksojnë se nuk janë të gatshëm të japin edhe detaje lidhur me platformën e tyre politike, që sipas tyre, një pjesë e saj tashmë është publikuar në disa media dhe nuk përbën ndonjë sekret të veçantë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›