Maqedoni, KSHZ publikon rezultatet finale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, i cili nuk dallon nga rezultati i parë zyrtar i deklaruar një ditë pas procesit të votimit.
VMRO-DPMNE ka fituar 56 mandate deputetësh, LSDM 42 mandate, BDI 15 mandate, PDSH 8 mandate dhe RDK 2 mandate deputetësh.
KSHZ të mërkurën do të shqyrtojë dhe miratojë raportin final për zgjedhjet e 5 qershorit, nga ku edhe zyrtarisht do të përmbyllë këtë cikël zgjedhor.