E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, masa të shumta për të luftuar virusin A/H1N1

Franca është duke u përgatitur për të vaksinuar një pjesë të madhe të popullatës vendase. Autoritetet e shëndetësisë ka marrë të gjitha masat për të vaksinuar sa më shumë njerëz kundër virusit A/H1N1.
Nëpërmjet një urdhëri të lëshuar nga autoritetet më të larta, në Francë janë mobilizuar të gjithë mjekët por edhe ushtria për t'i bërë ballë numrit të madh të personave që kërkojnë të vaksinohen. Përveç studentëve të mjekësisë dhe mjekëve në punë, shërbimi shendetësor i ushtrisë do jetë një mbështetje e madhe për këtë projekt.
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë të përbashkët të publikuar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë. Në të gjithë Francën, qendrat e vaksinimit janë hapur në 12 nëntor. Ky mobilizim vjen pas mesazhit të presidentit Sarkozy i cili në komunikatën e tij u shpreh se vaksinimi duhet marrë seriozisht për të ndaluar një përhapje të mundshme të pandemisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›