Itali,më 4 dhjetor rifillon gjykimi ndaj Berluskonit
Zyrtarë të drejtësisë italiane deklaruan se gjykimi për korrupsion i kryeministrit Silvio Berlusconi do të rifillojë më 4 dhjetor. Kjo deklaratë vjen dy muaj pasi një gjykatë italiane i hoqi kreut të ekzekutivit italian imunitetin nga ndjekja penale.
Kryeministri Berlusconi akuzohet se i ka paguar ish-këshilltarit të tij të taksave, David Mills, 600 mijë dollarë rryshfet për t'u dhënë dëshmi të rreme hetuesve nga dy gjykimet e mëparshme për korrupsion.
Gjykata e Milanos e dënoi Mills me 4 vjet e gjysëm burgim në fillim të këtij viti. Kryeministri Berlusconi dhe Mills kanë pohuar se janë të pafajshëm dhe nuk kanë lidhje me akuzat .
Procesi gjyqësor i Berlusconit u bllokua vitin e kaluar pasi parlamenti italian miratoi një ligj që ofron imunitet ndaj ndjekjes penale për zyrtarë të lartë qeveritarë kur ata janë në pushtet. Por Gjykata Kushtetuese e përmbysi këtë përjashtim në muajin tetor.
Ndërkohë, një avokat i kryeministrit italian tha se Berlusconi ndoshta nuk do të mund të jetë në seancën dëgjimore të 4 dhjetorit pasi duhet të kryesojë takimin e kabinetit qeveritar në të njëjtën ditë.