E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca mbështet konsolidimin e sovranitetit të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një letër nga ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius.

“Ju mund të jeni të sigurt se Franca do të jetë në anën tuaj për t’ju ndihmuar në konsolidimin e sovranitetit dhe të legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mbyllja e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe konfigurimi i ardhshëm i misionit evropian, EULEX, do të jenë etapa të rëndësishme, që do të rikthehen te autoritet kosovare, për të transformuar në sukses duke promovuar që me kapacitetet e tyre të zëvendësojnë këtë prezencë ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Ministri Fabius po ashtu ka siguruar ministrin Hoxhaj se Franca do të mbështet përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

“Hapja e dialogut sa i përket liberalizimit të regjimit të vizave Schengen në këtë drejtim, është hapi i parë shpresëdhënës”, thuhet në letër.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›