Simbol i bashkimit

Ekzistojnë shumë sqarime shkencore për atë se si është krijuar Stonehenge, ndërkohë që janë hedhur poshtë teoritë, sipas të cilave, në ndërtimin e tij “kanë gisht” jashtëtokësorët, ose se ky objekt ka prejardhje nga Egjipti i vjetër.
Pas dhjetë vjet hulumtimesh, teoria e fundit është se Stonehenge është ndërtuar qysh në kohën e gurit, dhe se blloqet e mëdha të gurit paraqesin klanet e familjeve të ndryshme bujqësore, të cilat shpeshherë luftonin me njëra-tjetrën shkaku i territoreve dhe religjionit.
"Në projektin e vështirë për ndërtimin e Stonehenge duhet të kenë marrë pjesë mijëra njerëz. Dikush është dashur që t’i lëvizte elementet enorme të gurit, t’i formësonte ato dhe t’i vendoste në pozitë vertikale. E gjithë kjo punë, në fakt, paraqet një akt të bashkimit, sepse për bërjen e tij është dashur një bashkëpunim i forcës së shumë njerëzve”, deklaroi profesori Mark Parker Pearson, nga Sheffield University, sipas të cilit Stonehenge është përmendorja e fundit kulturore e kohës së gurit.