E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca mohon te kete marre kerkesa nga al-Kaida per lirimin e pengjeve

Franca thote se nuk ka marre kerkesa nga krahu afrikano-verior i al-Kaides per lirimin e shtate pengjeve perfshire pese qytetare franceze.

Televizioni al-Arabija njoftoi dje se pengmarresit po kerkojne qe Franca te heqe masen ndaluese per percet ne kembim te lirimit te pengjeve.

Por nje zyrtar ne zyren e Presidentit francez Nikola Sarkozi tha sot se nuk ka mesazhe dhe as kerkesa nga grupi i njohur si al-Kaida ne Magrebin Islamik.

Franca miratoi se fundmi nje ligj qe ndalon mbajtjen e perces ne publik pervec objekteve te besimit.

Al-Arabija tha se rrembyesit po kerkojne gjithashtu lirimin e disa te burgosurve qe mbahen ne France dhe 9.7 milione dollare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›