E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic Serbia nuk do ta njohe Kosoven


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mesazhin e reformave dhe te pajtimit ne Ballkan pas Sarajeves e ka transmetuar edhe ne Beograd gjate vizites qe zhvilloi sot ne Serbi. Pas takimit me presidentin serb Boris Tadic dhe zyrtare te tjere te larte shteterore ajo ka mbeshtetur bisedimet mes Kosoves e Serbise. Clinton ka thene se rezoluta e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se eshte baze e mire per te filluar bisedimet.

Presidenti serb Tadic nga ana e tij ka shprehur gadishmerine e tij per bisedime por ka theksuar se Serbia nuk do ta njohe Kosoven. Ai ka perseritur angazhimin e Beogradit per serbet e Kosoves.

Clinton e Tadic ashtu sikurse edhe ne takimet e meparshme midis zyrtareve te te dyja vendeve kane thene se te dyja palet jane pajtuar qe te kene mendime te ndryshme rreth Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›