E Diel, 1 Nëntor 2026

Inigo de Palacio Espana Prishtina dhe Beogradi te mos evitojne asnje teme


Ambasadori spanjoll ne Beograd Inigo de Palacio Espana ka deklaruar diten e sotme se ne bisedimet e reja Prishtine-Beograd nuk duhet te evitohet asnje teme.

Po ashtu ai ka thene se Shtetet e Bashkuara ne nje menyre apo tjetren do te kene nje rol te rendesishem ne keto bisedime.

Espana ka thene se ka disa tema teknike qe duket se jane me te rendesishme megjithate dialogu mes autoriteteve te Kosoves dhe Serbise duhet te jete i hapur.

Idene e dialogut sipas te derguarit te Spanjes ne Serbi tani e perkrahin nje numer shume i madh shtetesh perfshi edhe SHBA-te. Spanja eshte nje nga pese vendet anetare te Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›