Qeveria hungareze merr nen kontroll kompanine e aluminit Mal Ltd

Qeveria hungareze ka marre nen kontroll kompanine e aluminit Mal Ltd kompleksi kimik i se ciles shpertheu javen e kaluar ne Hungarine perendimore duke shkaktuar nje permbytje mbetjesh toksike qe shkaterroi dy qytete shkaktoi vdekjen e tete veteve dhe demtoi faunen e lumit Markal.
Shefi i katastrofave kombetare Giorgi Bakondi u emerua i derguari i qeverise qe ka nen kontroll kompleksin.
Policia hungareze ka arrestuar drejtorin e kompanise Zoltan Bakonyi. Kryeministri Viktor Orban i tha parlamentit se katastrofa ekologjike e 4 tetorit ishte rezultat i neglixhences.
Eksperte te Bashkimit Evropian qe shkuan ne Hungari per te analizuar gjendjen pas derdhjes toksike nuk jane te sigurt nese zonat e prekura mund te pastrohen plotesisht.