E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili gati operacioni per shpetimin e minatoreve

Operacioni per nxjerrjen e 33 minatoreve ne nje miniere ne Kili mund te nise pasditen e te martes. Minatoret kane mbetur te ngujuar ne rreth 700 metra thellesi prej dy muajsh. Ekipet e shpetimit thane se kane testuar me sukses kafazin i cili do te leshohet ne kete thellesi per te evakuuar minatoret. I pranishem ne operacionin e shpetimit do te jete edhe presidenti kilian Sebastian Pinera nderkohe qe familjaret e minatoreve kane pergatitur nje atmosfere emocionuese ne vendin ku ata do te dalin.

Nga ana tjeter spitalet thone se jane gati per operacionin e shpetimit. Para se te dalin 33 minatoret do i nenshtrohet nje kontrolli fizik per te qene te sigurte nese do ta mbajne presionin gjakut te qendrueshem gjate kthimit ne toke. Cdo gje eshte gati shtreterit nje njesi oksigjeni ne cdo shtrat rrobat aparaturat u shpreh ministri i Shendetesise se Kilit Haime Manalish. Madje qeveria ka marr edhe eksperte te agjencise hapesinore NASA per ti ndihmuar ata fizikisht dhe mentalisht.

Minatoret do te shpetohen me ane te nje kafazi i cili u testua suksesshem nga inxhinieret e shpetimit. Ministri i minierave Lorens Golborne beri te ditur se gjate gjithe dites se hene kapsula eshte testuar neper boshtin qe shkon deri tek minatoret dhe nuk ka pasur kurrefare problemi. Per kete arsye misioni per nxjerrjen e minatoreve do te nise te marten vone. Pasi te filloje operacioni kafazit do ti duhet 48 ore per te nxjerr te 33 minatoret nga gjysme miljeje thellesi.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›