E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca mund Brazilin. Goli shenohet nga Benzema

Një gol i Karim Benzema i ka dhuruar Francës fitoren minimale 1-0 kundër Brazilit në miqësoren e zhvilluar në paris. Sulmuesi i Realit të Madridit dërgoi topin në rrjetë në fillimin e pjesës së dytë, pas shërbimit nga e djathta të Jeremy Menez, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Miqësorja e luksit e zhvilluar në “Stade de France” do të regjistronte rastin e parë për të shënuar në minutën e 9-të, por Benzema do të shpërdoronte një mundësi të mirë për ka kaluar në avantazh skuadrën e Lorent Blanc.

Brazili do të ishte dominues në mbajtjen e topit, por në minutën e 40-të do të mbetej me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hernanez, protagonist i një gjesti anti-sportiv të dëm të Benzema. Ne pjesën e dytë skuadra franceze do të shfrytëzonte epërsinë numerike për të shernuar golin e fitores në minutën e 54-rt me Benzema. Ky i fundit do të regjistronte një tjetër rast të mirë për të shënuar vetëm pas dy minutash, por goditja e sulmuesit do të gjente reagimin e saktë të portierit brazilian Julio Cesar.

Franca do të rrezikonte sërish dyfishimin, ndërkohë që Brazili do t’i shkonte shumë pranë barazimit në minutën e fundit me Hulk. Ndërhyrja e saktë e portierit  Hugo Lloris do të shpëtonte portën e Francës, e cila ka arritur një fitore të bujshme pas dështimit total në Botërorin 2010.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›