E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e vendosur ne demonstrate. Rama Nuk ndalemi

Sapo eshte mbyllur seanca e tensionuar e kuvendit, kryetari  i opozites Edi Rama deklaroi se kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshem Lulzim Basha munguan ne parlament per shkak te frikes nga perballja me opoziten, si pergjegjsit kryesor sic tha ai per masakren e 21 janarit.

"Sot Sali dhe Luli, dy përgjegjësit kryesor, truri dhe masha politike që shkaktuar masakrën e 21 janarit, nuk paraqiten në parlament, po i bëjnë bisht një përballjeje ku janë të treguar me gisht, por jo nga ne, nga e tërë Shqipëria, si njerëzit që duhet të largohen bashkë me qeverinë e zhytur në llumin e një kusarie që bren. Në sdo të rreshtim së kërkuari largimin e tyre, jo për ty zënë vendin, po për ti vënë në vend Kushtetutën. Në 18 shkurt do të dalim në demonstratë për 1001 arsye pse Shqipërisë i duhet sot një faqe e re e historisë", tha Rama.

Por kryetari i opozites tha se forca e tij politike eshte e vendosur per nje zgjidhje te re per vendin. Asnje hap mbrapa nuk do te beje opozita ne emer te shqiptareve dhe per shqiptaret, duke rikthyer ate qe ai e konsideron misioni pertej te majtes dhe te djathtes.

"Do të kërkojmë zgjidhjen e re, shpresën e re, paqësisht, vendomsërisht. E jona s'është më, ka kohë që nuk është më lufta politike e PS me PD. Kjo është beteja e Shqipërisë që nuk pranon të dhunohet, të varfërohet, të papunësohet, të nënshtrohet dhe të poshtërohet nga buka e qeverisë në një pushtet që ka kohë që nuk është më as përfaqësues i demokratëve të zakonshëm, i shqiptarëve të ndershëm e punëtorë kanë kohë që nuk gjejnë te kjo palo e djathtë në pushtet asgjë tjetër vec kusarisë e mishëruar së fundi në një video hajdutëri maramendëse", u shpreh Rama.

Ne 18 shkurt, opozita ka paralajmeruar demostraten e madhe ne bulevardin Deshmoret e Kombit, per shkak te organizimit te se ciles anulloi edhe protestat ne qytete te ndryshme te vendit kete te premte.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›