Spanja mund me veshtiresi Kolumbine

David Silva ka shpëtuar nderin e Spanjës, pasi kampionët e botës kanë mundur me vështirësi 1-0 Kolumbinë, falë golit të mesfushorit të Manchester City vetëm katër minuta nga fundi i ndeshjes. Miqësorja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” të Madridit ka qenë një mundësi e shpërdoruar nga David Villa, pasi sulmuesi i Barcelonës nuk ka arritur të shënojë për të thyer rekordin e Raul si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle, megjithëse ka patur një mundësi të mirë në minutën 15-të.
Kolumbia do të rrezikonte në rastin e parë në minutën e fundit të pjesës së parë me Armero, por goditja e tij do të gjente të përgatitur Casillas. Spanja do të kontrollontye ndeshjen, por do të gjente golin e avantazhit vetëm në fundin e takimit, pasi david Silva do të shënonte golin e fitores pas harkimit të saktë të Jesus Navas. Ky është suksesi i parë i komapionëve të botës në ndeshjet miqësore të zhvilluar pas triumfit në Botëror. Skuadra e drejtuar nga del Bosque barazoi në fillim 1-1 me Meksikën përpara se të regjistronte dy humbje turpëruese 4-1 me Argjentina dhe 4-0 me Portugalinë.
Nertan Prifti