E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, arrestohet autori i dytë i vrasjes së 9-vjeçarit

Arrestohet edhe autori i dytë i atentatit të ditë më parë në Mamurras, ku mbeti i vdekur një djalë 9-vjeçar dhe u plagos xhaxhai i tij.

Policia ka vënë në pranga Altin Shkretën në aksin Fushë Krujë-Laç , ndërkohë që më herët është arrestuar edhe vëllai i tij Vladimir Shkreta.
 

Të dy këto persona akuzohen se më 6 qershor në Shpërdhet të Mamurrasit, qëlluan me breshëri automatiku Muharrem Llanin i cili u plagos rëndë ndërsa gjatë sulmit mbeti i vdekur nipi i tij, 9-vjeçari I. Llani, i cili ishte në makinë në sediljen e parë.
 

Sipas policisë shkak i ngjarjes është një zënkë banale mes Muharrem Llanajt dhe dy vëllezërve Shkreta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›