Jep doreheqjen kreu i bankes ne Britani

Kreu bankës “Barclays" me seli në Britani ka dhënë dorëheqjen pas zbulimit se banka ka dhënë të dhëna të rreme në mënyrë që të gjenerojë një tablo më të favorshem për operacionet e saj. Dorëheqja e Markus Agius vjen si pasojë e një skandali lidhur me manipulimin e të dhënave nga Barclays.
Agius ka shërbyer si kryetar për rreth 6 vjet. Agjencitë amerikane dhe britanike kanë gjobitur me më shumë se 450 milionë në javën e kaluar bankën në fjalë për dorëzimin e të dhënave të rreme të përdorura në përcaktimin e normës ndërbankare në Londër, Liborit- një tregues kyç i tregut, midis vitit 2005 dhe 2009 .Banka ka përdorur te dhëna të rreme për ta bërë pozicionin e saj financiar të duket më i fortë.Agius është edhe president nderi i Shoqatës se bankierëve britanikë.Agius, i cili shërben gjithashtu në bordin ekzekutiv të BBC-së, tha se ngjarjet e javës së kaluar ishin dëshmi e "standardeve të papranueshme të sjelljes brenda bankës". Ai tha se rezultatet kishin "dhënë një goditje shkatërruese" ndaj reputacionit te bankës . Si rezultat, bordi “Barclays” ka nisur një kontroll të praktikave të saj të biznesit, të cilat do të kryhen nga një organ i pavarur . Barclays do të krijojë një "politikë zero tolerancë" për çdo gjë që dëmton reputacionin e bankes tha ai ne nje deklarate . Udhëheqësi i opozitës, Ed Miliband nënvizoi rëndësinë e rivendosjes se besimit në bankat britanike. "Barclays” u gjobit pasi Autoriteti i Shërbimeve Financiare gjeti të dhëna false në lidhje me normën e interesit bankar .