E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kolapsi” në Vlorë, 7 zyrtarë të arrestuar 19 mjekë në hetim

7 persona kanë rënë në pranga dhe 19 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, në sajë të një operacioni të policisë së Vlorës në bashkëpunim me task forcën anti-korrupsion. Në një deklaratë për shtyp Drejtoria e policisë Vlorë bëri me dije se finalizimi i këtij operacioni është vazhdimësi e operacionit anti-korrupsion të shtrirë në qarqet Vlorë-Fier-Tiranë-Gjirokastër. Ndërkohë të arrestuarit janë:
 

-Ilirian Selmanaj , kreu i Kryqit të Kuq,
-Kleanthi Peci, përgjegjës i tatim taksave,
-Gjergji Dhiamanti sekretar i Kryqit të Kuq ,
-Limonz Alia, administrator dhe instruktor i një autoshkolle
-Altin Demiri, instruktor autoshkolle
-Xhevahir Basha , ish kreu për pajisje me patentë
-Luan Troka, ish anëtar i komisionit për pajisje me patentë
Mbi të listuarit e mësipërm rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërkaq sipas policisë po hetohen në gjendje të lirë edhe 19 mjekë për lëshim të vërtetimeve të rreme të aftësisë për leje drejtimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›