Franca nën alarmin për terrorizëm

Në komentet e tij publike, Sarkozy ka thënë se duket qartë se ngjarja në qytetin e Toulousit ka qenë e natyrës anti-semitike.
Ai po ashtu ka thënë se beson që i njëjti sulmues ka qenë përgjegjës edhe për të shtënat e javës së kaluar, që kanë lënë të vdekur tre ushtarë francezë.
Të hënën në Toulous janë vrarë katër persona, në mesin e tyre tre fëmijë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka quajtur vrasjet “të neveritshme”.
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër viktimat do të varrosen në Izrael.
Viktimat janë identifikuar si Rabi Jonatan Sandler, 30 vjeç, dy djemtë e tij, Gabriel dhe Arieh, të moshës 4 dhe 5-vjeçare, dhe Miriam Monosnego, vajza e drejtorit të shkollës, e moshës 7-vjeçare.
Në ndërkohë, një gjueti e vërtetë, më e madhja në historinë e fundit të Francës, po zhvillohet në këtë vend pas ngjarjes në Toulouse.