E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kush është diktatori i vërtetë i Sirisë

Shtypi britanik vijon të hedhë dritë mbi të fshehtat e familjes së presidentit sirian Bashar al Assad. Sipas mediave britanike të cilat vijojnë të botojnë email-et e bashkëshortes së presidentit, Asma al Assad, duket se është diktatorja e vërtetë e familjes.
 

"Jam unë diktatorja e vërtetë, ai nuk ka zgjedhje tjetër", thuhet në një mesazh që Asma i ka dërguar një miku të saj më 14 dhjetor, duke bërë shaka për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.
 

Publikimi i këtyre mesazheve dërguar nëpërmjet postës elektronike zbardh realitetin e një familje në pushtet në një vend krejtësisht të izoluar. Duket se Asma është protagonistja e vërtetë e një serie mesazhesh.
 

Zonja e parë është një figurë që ka ngjallur mjaft diskutime. Ajo ka lindur në Londër nga një baba sirian, ndërsa është martuar në vitin 2000 me presidentin Bashar, me të cilin ka tre fëmijë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›