HRW: Rusia të ndalojë arrestimet

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë arrestimin e protestuesve paqësorë.
Drejtori i organizatës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Hag Uilliamson, tha se “protestuesit kanë qenë paqësorë dhe nuk kanë bërë asgjë për të provokuar policinë”.
Uilliamson tha se është bërë gjë e zakontë që policia ruse të ndërhyjë në protesta për të arrestuar protestuesit.
Më 17 mars, policia e rajonit rus, Krasnodar, ka arrestuar mbi 20 persona dhe i ka mbajtur ata disa orë, pas një proteste për mjedisin.
Një ditë më pas, autoritetet e rendit kanë ndaluar mbi 100 persona në demonstratën pranë selisë së televizionit në Moskë, të cilët protestonin kundër portretizimit negativ të protestuesve anti-qeveritarë.