E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e kane fituar pavaresine ish-Republikat Jugosllave

Pavaresia e Kosoves, qe eshte gati te shpallet keto dite, do te jete faza e fundit e shperberjes se Jugosllavise, e cila filloi ne vitet '90 ne lufterat qe u bene ne Ballkan. Kosova nuk ka pasur kurre statusin e republikes ne gjirin e Jugosllavise, nje arsye me shume per Serbine qe kundershton pavaresine e saj, duke e konsideruar ate si djepin e historise dhe te kultures se saj.
SLLOVENIA:
Republika e pare qe u shkeput nga Federata Jugosllave dhe e fitoi pavaresine, relativisht ne menyre paqesore. Me 23 dhjetor 1990, 88 per qind e slloveneve u shprehen pro referendumit per pavaresine, e cila u shpall me 25 qershor 1991. Pas 10 ditesh (nga 27 qershor deri me 6 korrik) perpjekjesh me forcat sllovene, Armata Popullore jugosllave u terhoq nga Sllovenia. Ajo u njoh nga Tregu i Perbashket Evropian (TPE) dhe me shume se 30 vende me 15 janar 1992, me pas nga SHBA-ja me 7 prill.
KROACIA:
Ardhja ne krye te shtetit e Franjo Tugjmanit, me 30 maj 1990, u shoqerua me ndryshime te medha kushtetuese, te cilat ngjallen pakenaqesi te medha ne Serbi. Krahinat kroate te populluara me serbe shpallen autonomine e tyre me 21 dhjetor 1990. Me referendumin e 19 majit 1991, qe u bojkotua nga serbet, te cilet perbenin 12,6 per qind te popullsise, pavaresia mori 92 per qind te votave. Ajo u njoftua te njejten dite me ate te Sllovenise (25 qershor 1991) dhe u be zyrtare me 7 tetor. Konfliktet e armatosura mes forcave kroate dhe Armates Jugosllave, u shnderruan ne lufte te gjere, qe zgjati deri ne vitin 1995. TPE-ja, SHBA-ja dhe me shume se 30 vende e njohen pavaresine e Kroacise. Kroacia dhe Republika Federale e Jugosllavise e njohen njera-tjetren ne gusht 1996.
BOSNJE-HERCEGOVINA:
Parlamenti boshnjak shpalli pavaresine me 15 tetor 1991. Me 1992, pas bisedimeve ne Lisbone nen drejtimin e bashkesise nderkombetare, boshnjaket, kroatet dhe serbet nenshkruan nje marreveshje, qe ndante Bosnje-Hercegovinen ne tri kantone. Pas dy ditesh, Presidenti boshnjak, Alija Izetbegovic, terhoqi nenshkrimin e tij dhe organizoi nje referendum me 29 shkurt 1992. Serbet e bojkotuan, por pavaresia u miratua me 62,8 per qind te votave. Ajo u shpall me 5 prill 1992 pas fillimit te konflikteve te armatosura. Bosnje-Hercegovina u njoh te nesermen nga 12 vende evropiane dhe me 7 prill nga SHBA-ja. Por, me 6 prill u vendos gjendja e shtetrrethimit ne Sarajeve, qe zgjati deri ne mbarim te luftes me 1995. Beogradi e njohu Bosnjen pas nenshkrimit te Marreveshjes se Paqes ne Dejton, qe i dha fund luftes me 21 nentor 1995.
MAQEDONIA:
Maqedonia e fitoi pavaresine pa derdhur asnje pike gjak. Pavaresia u miratua ne referendumin e 8 shtatorit 1991 me 95 per qind te votave dhe u shpall me 15 shtator.
MALI I ZI:
Mali i Zi ishte republika e fundit e mbetur nen Serbi, aleatja e hershme e saj, pas lufterave te viteve '90. Ne prill 1992, dy vendet formuan Republiken Federale te Jugosllavise (RFJ), qe ne shkurt 2003 u emertua Shteti Serbi-Mali i Zi. Por, ndjenja e mevetesise u rrit ne Mal te Zi dhe u konkretizua ne referendumin e 21 majit 2006, ne te cilin pavaresia u miratua me 55,5 per qind te votave. Pavaresia u shpall me 3 qershor 2006.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›