“Mevetesia e Kosoves, ngjarja e pas 1912-es”
Politikanet shqiptare te kaheve te ndryshme partiake, vleresuan dje se “Pavaresia e Kosoves, eshte evenimenti me i rendesishem per kombin tone, qe pas vitit 1912”
Politikanet shqiptare e shohin me optimizem pavaresine e Kosoves dhe e cilesojne ate, si nje nga ceshtjet me te rendesishme per stabilitetin dhe qetesine ne Ballkan. Ne prononcime te vecanta per ATSH-ne, politikanet shqiptare vleresuan dje se "kjo eshte nje dite me rendesi historike, jo vetem per Kosoven, por edhe per te gjitha vendet e tjera te rajonit". Duke percjelle mesazhin e tij per diten e pavaresise se Kosoves, republikani Arjan Madhi, u shpreh se "kjo eshte nje dite, te cilen e kemi pritur prej vitesh. Shpreh gezimin dhe lumturine me te madhe per kete dite te lumtur e te shenuar per te gjithe shqiptaret", tha Madhi.
Nderkohe, me pak i rezervuar ka qene kreu i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, i cili theksoi se "kjo eshte ngjarja me e madhe, edhe pse eshte nje pavaresi qe ngrihet qe nga viti 1999, pas marreveshjes se Rambujese". "Ishte e qarte qe Kosova shkonte drejt pavaresise, ndonese serbet nuk donin ta pranonin nje gje te tille", nenvizoi Gjinushi. Duke e cilesuar si nje gabim te historise, Gjinushi deklaroi se "ka qene nje rruge e gjate dhe e dhimbshme, por sakrificat dhe mundi ia vlejten, sepse kemi nje korrigjim te padrejtesive historike". "Mbi te gjitha i jepet shansi jo vetem popullit shqiptar te Kosoves dhe pakicave atje, por edhe te gjithe rajonit, qe perfundimisht edhe Ballkani te mos jete me nje fuci baruti, por nje pjese reale, ekonomike, politike, sociale e Evropes se Bashkuar", perfundoi Gjinushi.
Ndersa deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri, e cilesoi qendrimin e Serbise si "nje qendrim te formalizuar, pasi pavaresia e Kosoves eshte shpallur kohe me pare". "Une mendoj se eshte teresisht e merituar, e pare jo vetem nga kendveshtrimi historik, por edhe ne realitetet e sotme", deklaroi Xhaferri. "Vlen te permendet qendrimi qe po mban jo vetem politika atje, por edhe politika shqiptare, nje klase politike e cila tregon se eshte teresisht e maturuar dhe e afte te marre persiper te gjitha obligimet qe vijne nga pavaresia. Gjithashtu, shihet se edhe qendrimi qe po mban Serbia eshte me shume nje reagim formal, pasi edhe ata vete e kane kuptuar se qe nga nderhyrja e NATO-s atje, vite me pare, kuptuan se nuk mund ta kishin me Kosoven ne varesine e tyre", tha Xhaferri.
Deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi, pavaresine e Kosoves e sheh si nje fillim te ri, dhe nje sfide te madhe per te ecur perpara drejt integrimit ne BE. Duke percjell mesazhin e tij per popullin e Kosoves, Xhufi vleresoi se "pavaresia e Kosoves tashme eshte nje fillim vertet i ri per popullin e Kosoves, si dhe nje sfide e madhe per klasen politike, e cila ndryshe nga cka ndodhur deri tani, do te marre ne duart e saj pergjegjesi te medha". "Kjo, pa dyshim, eshte nje e ardhme e shkelqyer edhe ne raportet me BE-ne dhe me SHBA-ne, dhe nje e ardhme e garantuar. Natyrisht qe do te kete edhe veshtiresite qe ka cdo vend, por qe ne cdo moment do te kete jo vetem ndihmen e BE-se dhe SHBA-se, por edhe te shtetit shqiptar, per cdo moment apo veshtiresi qe do te mund te kete", tha Xhufi.
Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kryetar i PR, vleresoi se kjo “eshte nje dite ku te gjithe shqiptaret gezojne, por mendoj se gjithe shqiptaret e Kosoves dhe klasa politike ne Kosove duhet te mendojne edhe per pergjegjesite pas kesaj dite, per te ndertuar nje Kosove, e cila u perket te gjitheve, pavaresisht nga perkatesia etnike apo pesha qe kane ne Kosove". Ai shtoi se "Qeveria shqiptare eshte e preokupuar dhe ka nje plan per te mbeshtetur Kosoven ne cdo lloj rrethane, apo cdo situate te parashikuar dhe jo te parashikuar".
Ndersa, kreu i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, theksoi se pavaresia e Kosoves, eshte dita me e bardhe qe kemi qe nga viti 1912. “Eshte dita me e bardhe, pasi eshte nje padrejtesi historike, qe zgjidhet pas pothuajse 100 vjeteve dhe nje shperblim i merituar per qendresen shekullore te kosovareve", pohoi kryealeancisti.
Madhi:
“Kjo eshte nje dite me rendesi historike, jo vetem per Kosoven, por edhe per te gjitha vendet e tjera te rajonit”
Gjinushi:
“Ishte e qarte qe Kosova shkonte drejt pavaresise. Sakrificat ia vlejten, sepse kemi nje korrigjim te padrejtesive historike”
Xhaferri:
“Pavaresia eshte teresisht e merituar, e pare jo vetem nga kendveshtrimi historik, por edhe ne realitetet e sotme"
Xhufi:
“Do te kete edhe veshtiresite qe ka cdo vend, por do te kete ndihmen e BE-se, SHBA-se, dhe te shtetit shqiptar”
Ceka:
“Eshte dita me e bardhe, pasi eshte nje padrejtesi historike, qe zgjidhet pas pothuajse 100 vjeteve dhe nje shperblim i merituar”
Mediu:
Qeveria ka nje plan per te mbeshtetur Kosoven ne cdo lloj rrethane, apo cdo situate te parashikuar dhe jo te parashikuar"