Franca nuk do te terhiqet nga Afganistani

Franca nuk është duke planifikuar një tërheqje të menjëhershme të trupave të saj nga Afganistani. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe.
“Franca nuk do t'i dorëzohet panikut dhe të zhvendosë të gjithë ushtarët francezë” u shpreh Zhupe .
Të premten e kaluar , katër ushtarë francezë u vranë dhe 15 të tjerë mbeten të plagosur nga një ushtar afgan në provincën e Kapisës. Si kundërpërgjigje Parisi zyrtar pezulloi përkohësisht operacionet .
"Kur dëgjoj të flitet për një tërheqje të menjëhershme, të tillë si në fund të vitit 2011, unë nuk jam i sigurt se kjo është menduar dhe studiuar mirë " tha z. Juppe para parlamentit francez. Ministri francez i Mbrojtjes, i cili u dërgua në Afganistan pas sulmit, pritet të paraqesë raportin e tij për presidentin, Nikolas Sarkozi. Kryeministri i vendit Francois Fillon u shpreh se “Franca nuk mund të pranojë vrasjen e ushtarëve të saj”. Aktualisht, janë rreth 4000 ushtarët francezë që shërbejnë në terren në Afganistan.
Incidenti me ushtarët francezë është i fundit nga një seri të tilla, ku trupat afgane kanë kthyer armët kundër aleatëve të tyre perëndimorë.