E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nominimet per cmimet Oscar

Filmi epik 3D i Martin Scorsese, “Hugo”, u kandidua më shumë se të gjithë filmat e tjerë. Ndërsa komisioni i çmimeve “Oscar” shpalli pretendentët për vlerësimin më prestigjioz në botën e kinematografisë. Midis 11 kategorive ku “Hugo” është kandidat përfshihet edhe ajo e “filmit më të mirë” dhe “regjizorit më të mirë”, ndërsa Meryl Streep e George Clooney figurojnë midis të kandiduarve për të fituar në kategeritë e Aktores dhe Aktorit më të Mirë Protagonist. Çmimet e edicioni të 84-t të “Çmimeve të Akademisë” do të shpërndahen në 26 shkurt në Los Anxhelos dhe siç është tradita, nominimet shpallen që një muaj më parë. Në garë janë punimet e vlerësuara si më të mirat e vitit 2011. Pas “Hugo” dhe “Artistit”, filmat e përzgjedhur për më shumë çmime “Oscar” ishin “Ndihma”, “Topi i Parave”, “Kali i Luftës” etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›