E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtimi i tumorit te tiroides ne QSUT

Terapinë mjeksore pas ndërhyrjes kirurgjikale për kancerin e tiroides pacinetët shqiptarë ishin të detyruar ta kryenin jashtë vendit, pasi spitali ynë nuk ua mundësonte një shërbim të tillë. Tashmë ky shërbim ofrohet edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ku në dy dhoma të plumbuara të sëmurët mund të trajtohen me doza të larta të jodit.
Paisja e kësaj qendre me një sistem të sofistikuar krijon mundësinë e llogaritjes së saktë të dozave terapeutike për secilin pacient në veçanti duke ndikuar kështu në rritjen e jetëgjatësisë së të sëmurit. Trajtimi në dy pacientët e parë ka rezultuar i sukseshëm dhe gjatë këtij viti kësaj terapie pritet t’i nënshtrohen edhe 100 pacientë të tjerë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›