E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca nuk kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës

"Franca nuk kushtëzon vendimin për kandidaturën e Serbisë me njohjen e Kosovës", ka thënë ambasadori francez në Serbi, Francois-Xavier Deniau.

“Ne insistojmë në vazhdimin e dialogut, i cili mundëson jetë më të mirë, para se gjithash për pakicën serbe ne Kosovë”, u ka thënë ai gazetarëve pas nënshkrimit të memorandumit në mes të Vojvodinës dhe rajonit francez të Bretanjës.

Duke vlerësuar se përmes dialogut Prishtinë-Beograd janë përmirësuar shumë gjëra, ambasadori Deniau ka shtuar se BE-ja për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura i ka dhënë Beogradit edhe pak kohë për zgjidhjen e të gjitha problemeve. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›