Washinton Times: Jahjaga flet butë, mbart shpresë të madhe

Gazeta “The Washinton Times” i ka kushtuar një shkrim të gjatë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, për siç thuhet butësinë e fjalëve të saj dhe shpresës së madhe që ka pas vete.
Gazeta ndër më të fuqishmet në SHBA shkruan se presidentja e Kosovës vihet në siklet kur shteti i saj, 3-vjeçar, krahasohet me rajone të tjera me lëvizje separatiste.
“Kosova nuk ka vendosur precedent”, ka thënë presidentja Atifete Jahjaga për ”Washington Times”.
“Historia është diçka për të cilën edhe sot po i paguajmë pasojat, dhe e ardhmja është integrimi”.