Zbulohen kufomat e 16 personave në Rusi

Zyrtarët thonë se janë gjetur trupat e 16 personave, pjesëtarë të ekuipazhit të një platforme të fundosur të naftës në Rusi, ndërsa 37 persona mbeten ende të zhdukur.
Platforma e naftës, Kolskajya, me 67 persona në bord, u zu në një stuhi duke shkuar drejt ishullit Sakhalin dhe u përmbyt brenda 20 minutash.
Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan menjëherë pas aksidentit. Kërkimet për të mbijetuarit kanë hyrë në ditën e dytë, por frika se të pagjeturit do të jenë vdekur tashmë është në rritje.
Përpjekjet e shpëtimit gjatë gjithë natës janë penguar nga erërat e forta dhe valët e larta deri në pesë metra.