E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca ofron mbështetjen për Maqedoninë

Tetovë - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi ka pritur në një takim dje ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, Bernard Valero. Ahmeti e njoftoi ambasadorin Valero për çështjet e politikës së mbrendshme në Republikën e Maqedonisë, funksionimin e koalicionit qeveritar si dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në këtë takim u bisedua edhe për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ku u konstatua se duhet të gjendet një kompromis i cili do të ishte i pranueshëm për të dy palët dhe do ti hapte Maqedonisë dyert e integrimit në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti e njoftoi ambasadorin edhe për vizitën që e ka realizuar kohë më parë në Bruksel ku u prit nga zyrtarë të lartë të BE-së. Ahmeti falemenderoi ambasadorin për përkrhajen që vendi i tij ia jep Maqedonisë për anëtarësimin në strukturat euro-atlantike.

Ambasadori Valero theksoi se Franca edhe më tej do të përkrah Maqedoninë në rrugën e saj për t’u bërë pjesë e familjesë evropiane dhe anëtare e NATO-s. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për vënien e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës si cështje e cila është dobiprurëse për të dyja palët si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë socio-politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›