Takim BE-NATO për koordinimin e punës në Kosovë
Bruksel -Bashkëpunimi midis Aleancës Veriatlantike dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, ishin në qendër të takimit midis sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Schefer, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Piter Feith, dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon.
Burime të Aleancës kanë bërë të ditur se është biseduar edhe për rikonfigurimin e pranisë së NATO-s në Kosovë. Ndërkaq, zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai, ka precizuar se pala evropiane në Kosovë do jetë e involvuar në diskutime të kësaj natyre sa herë që të tregohet nevoja për këtë gjë.
Ndryshe Appathurai refuzoi që publikisht të konfirmojë vendimin mbi zvogëlimin e trupave të KFOR-it, por tha se Aleanca tani më e ka parasysh numrin e ushtarëve që duhet të mbetet në terren, njofton RTK. Burime nga NATO-ja, kanë bërë të ditur se në fund të këtij viti, aleanca do të tërheqë 5 mijë ushtarë, duke e reduktuar këtë numër në 10 mijë, nga 15 mij që ndodhen aktualisht.