KFOR-i do të mbështesë një Kosovë stabile
Prishtinë -Sot në Kosovë po përkujtohet Dita Ndërkombëtare e KFOR-it. Për këtë arsye, komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, Xhuzepe Emilio Gay ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë, në pajtim me mandatin e tij operacional, të mbështesë zhvillimin e një Kosove stabile, demokratike, shumëkombëshe dhe paqësore. Shënimi i kësaj dite përkon me përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Në një ceremoni rasti, komandanti i paqeruajtësve tha se "viti 2009 do të shënojë arritjen e suksesshme të detyrave shtesë për KFOR-in".
Në këtë kuadër, ai përmendi edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilën e cilësoi si "një projekt shumë ambicioz,i cili ështëi hapur për gjithë popullin e Kosovës, pa dallim etnie, feje dhe bindjeve personale". Megjithatë, komandanti i KFOR it nënvizoi se "për fat të keq, ende ka vende ku komunitetet e ndryshme jetojnë krah për krah, por nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin". "Ne dëshirojmë që të inkurajojmë një qasje më konstruktive dhe të promovojmë projekte të zhvillimit dhe të bashkëpunimit në mes të komuniteteve të ndryshme.
Këtë nismë e kam quajtur 'Zonat e zhvillimit të Kosovës' dhe shpresoj që me mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë, disa projekte do të zbatohen me sukses për të mirën e popullit të Kosovës", ka thënë komandanti i paqeruajtësve në Kosovë në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë udhëheqës të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. (qik/start)