LDK prezanton orientimin strategjik të saj
Prishtinë - Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar dje një konferencë me moton "Vlera të dëshmuara, vizon i ri" mbi orientimet strategjike në këtë parti. Konferenca kishte për qëllim shpalosjen e vizionit të ri të LDK-së dhe identifikimin e shtyllave themelore të programit të ri të saj. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, në fjalimin hyrës të konferencës theksoi se "kjo konferencë përkon me shënimin e 20 vjetorit të LDK së dhe është një hap i rëndësishëm për t’u përballur me sfidat e ardhshme të Kosovës".
Ai theksoi se “konferenca e sotme synon që të përcaktojë qartë orientimet tona strategjike për të ardhmen, duke iu referuar në vazhdimësi verave tradicionale të LDK-së, të cilat kanë qenë vlera dhe parime udhëheqëse të qytetarit të Kosovës”. Konferenca, e cila i zhvilloi punimet në gjashtë grupe punuese, i përcaktoi parimet e përgjithshme të programit të LDK-së, bazuar në vizionin e ri të saj.