E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca për ndalimin e perçeve në vende publike

Komisioni i Parlamentit të Francës nuk do të rekomandojë ndalimin e plotë të perçes nëpër rrugë, por në vend të kësaj do të kërkojë ndalimin e veshjes së saj në vendet publike, siç janë spitalet, ka deklaruar kryetari i këtij Komisioni.

Raporti i Komisionit me 32 anëtarë, i cili pritet të publikohet nesër, paraqet kulminacionin e hetimeve gjashtëmujore, të cilat filluan pas deklaratës së presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, i cili në qershor të vitit të kaluar deklaroi se perçet nuk janë të mirëseardhura në Francë.

Andre Gerin, ligjvënës komunist, i cili e kryeson Komisionin, theksoi se raporti përmban propozime, për të ndaluar perçet ne vendet si shkollat, spitalet dhe vendet tjera publike, por jo edhe në shtëpi apo në rrugë.

Udhëheqësit religjiozë myslimanë kanë tërhequr vërejtjen se ligji për ndalimin e plotë të perçes mund të forcojë paragjykimet për myslimanët dhe të detyrojë disa prej tyre që t’i qasen ekstremizmit. Atyre javën e kaluar ju bashkuan edhe udhëheqësit e krishterë dhe hebrenj, të cilët theksuan se e konsiderojnë të panevojshëm hapin për ndalimin e perçes.

Kritikët e perçes e cilësojnë këtë veshje myslimane si një fyerje për barazinë gjinore dhe për sistemin sekular në Francë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›