Vazhdojnë kërkimet në Seman për gjetjen e trupit të gjahtarit
FIER-Polumbarët vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e trupit të gjahtarit që humbi një ditë më parë pas rreshqitjes në lumin Seman të Fierit. Edhe gjatë ditës së sotme polumbarët dhe familjaret e të mbyturit po kerkojne në ujrat e lumit trupin e pajetë të 30 vjecarit Erjon Kamberi nga qyteti i Fierit. Ngjarja mendohet se ka ndodhur aksidentalisht pasditen e së dielës. 30 vjecari Erjon Kamberi ka qenë bashkë me të atin për gjah pranë lumit Seman, ndërsa ka rreshqitur pas goditjes me cifte, dhe ka përfunduar në lumë ku ka gjetur vdekjen. Lajmi i hidhur për 30 vjecarin gjahtar është bërë i ditur për policinë nga babai i tij i cili gjendej bashkë me të birin për gjah shpendësh në lumin Seman. Sipas policisë dyshimet paraprake flasin për një mbytje aksidentale. (d.b/BalkanWeb)