Franca pranon se ka armatosur rebelët libian

Ambasadori francez në OKB Zherar Aro tha, se vendimi i vendit të tij për ti dërguar armë rebelëve libianë, nuk thyen embargon e armëve, të vendosur nga organizata. Aro saktësoi së armët janë dërguar për mbrojtjen popullsisë civile. Ky është rasti i parë, në të cilin një anëtar i NATO-s, pjesëmarrës në goditjet ajrore kundër Libisë pranon, se ka ndihmuar me armë opozitën kundër Muamar Kadafit. Sipas diplomatëve perëndimorë, formula për embargon e armëve është e dykuptimtë dhe lë shteg për interpretime. Diplomatë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nënvizojnë, se Rusia, Kina dhe India nuk miratojnë armatosjen e rebelëve dhe janë të bindur, se kjo është shkelje. Analizatorët kanë frikë, se kjo mund të shtyjë Rusinë ose Kinën të marrin të njëjtën pozitë kundrejt Iranit ose Koresë së Veriut. ndërkaq edhe Bashkimi Afrikan do të diskutojë mbi konfliktin në Libi, një temë që do të jetë në qendër të të takimit të 17-të të Bashkimit Afrikan. Vendi organizator është Guinea Ekuatoriale. Më herët këtë javë Komisioni i Bashkimit Afrikan për Libinë mirëpriti vendimin që Muamar Kadafi të mbetet jashtë bisedimeve për ndërprerjen e konfliktit në vend. Në këtë vendim u arrit pas bisedimeve të liderëve t shteteve afrikane me liderin libian.