E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, vdesin 17 të sapolindur në Kalkuta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital të madh të Kalkutës në Indi, ku brenda dy ditëve të fundit kanë vdekur 17 të sapolindur.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave, të miturit ishin shtruar pasi ishin prekur nga një sëmundje misterioze.

Një grup prej 300 personash janë mbledhur përpara spitalit B.C Roy Hospital, një strukturë e madhe qeveritare e specializuar.

Turma ka bllokuar trafikun për rreth një orë, ndersa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë manifestuesit, të cilët kishin sulmuar disa mjekë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›