SHBA, Robert Gates jep dorëheqjen

Ministri amerikan i mbrojtjes Robert Gejts dha sot dorëheqjen nga posti i tij. 67-të vjeçari Gejts është nga partia Republikane kundërshtare e Obamës, por gëzonte respektin e kundërshtarëve dhe ishte i vetmi nga ministrat e ekipit të ish presidentit, të cilin Obama e përfshiu në kabinet. Pasardhësi i tij do të jetë Leon Paneta, drejtori aktual i CIA-s.
Në filim të muajit qershor sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts vizitoi pjesëtarë të forcave të armatosura ameriakne që luftojnë kundër kryengritjes talebane.
Takimet e tij u zhvilluan në kuadër të turneut të tij të lamtumirës, para se të largohej nga posti i Sekretarit të Mbrojtjes. Ndalesa e parë e turneut të tij të lamtumirës ishte të vizitonte trupat në Bazën Walton të Operacioneve në province Kandahar.
Zoti Gejts u tha ushtarëve se nuk do t`i harronte kurrë. Më pas zoti Gejts vizitoi marinsat amerikanë në një tendë në kampin Dëyer në Provincën Helmand.
po gjatë këtij muaji, Gejts mori pjesë ne Bruksel në një conferencë të NATO-s për sigurinë