Trembet Sarkozy, një person e qëllon gjatë takimit

Presidenti francez Nicolas Sarkozy është sulmuar nga një i panjohur gjatë një vizite në Braks, në rajonin francez Lot et Garon.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat televizive franceze, të cilat tregojnë pamjet kur një person ka kapur për një moment me forcë xhaketën e Sarkozy. Ai u arrestua më pas, kurse identiteti dhe motivet nuk bëhen të ditura.
Incidenti ndodhi sot, ndërsa presidenti i tronditur çuditi turmën e njerëzve. Zyra e Sarkozy nuk ka komentuar këtë incident.