E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tusk: BE ka nevojë për gjuhë të përbashkët

Për të kapërcyer kriza të ngjashme me atë në Greqi, BE-ja ka nevojë "të gjejë gjuhën e përbashkat" midis anëtarëve të saj. Kështu deklaroi kryeministri polak Donald Tusk, vendi i të cilit merr nesër presidencën e BE-së, në një intervistë për gazetën gjermane"Frankfurter algemajne cajtung".
"Më e keqja e situatës së tanishme në fakt është kriza e besimit dhe ajo ka mbërritur deri atje, sa shumë pak njerëz e shohin Europën si një kolektiv i madh. Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët në Europë, në vend që të përpiqemi nëpërmjet slloganeve të imponojmë secili interesat e veta", shtoi ai.
Tusk fton anëtarët e BE-së të ndërrmarin një qasje strategjike që kërkon "guxim dhe imagjinatë". Shtylla e kësaj qasjeje duhet të jetë "bindja se ekziston një interes i përbashkët europian".
Për këtë duhet pjesërisht të heqim dorë nga interesat tona kombëtare, tha kryeministri i Polonisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›