Meta në Lubjanë, nderohet me çmim nga IFIMES

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është nderuar në Lubjanë me çmimin si perspnaliteti më pozitiv për politikën e jashtme gjatë vitit 2010.
Çmimi i është dhënë kreut të LSI-së nga Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme (IFIMES) ndërsa i është dorëzuar nga ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç.
Në fjalën e tij Meta ka theksuar se ky çmim është vlerësim për rolin kostruktiv të Shqipërisë ndërsa shtoi se vendi ynë është krenar për politikën e rajonale të tij.
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ndodhet për një vizitë pune në Slloveni me ftesë të Fondacionit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike IFIMES.
Ai ka zhvilluar disa takime në Parlamentin Slloven, me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për BE Roman Jakiç, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Janko Veber si dhe me Kryetarin e Partisë “Pozitivna Slovenija” Zoran Jankoviç.